Me datën 12 janar Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte konfirmuar se një Corona Virus i ri ishte shkaktar i një sëmundjeje të frymëmarrjes në një grup njerëzish në Qytetin Wuhan, Provinca Hubei, Kinë, të cilët janë marrë në konsideratë fillimisht nga OBSH më 31 dhjetor 2019, shkruan KosovaPost.
E, me datën 13 mars edhe në Kosovë u zyrtarizua prania e Corona Virus në Kosovë, ku u shënuan dy raste pozitive, ku ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte deklaruar se pas përfundimit të analizave në IKSHPK të 15 rasteve të dyshimta, dy kanë rezultuar pozitive dhe gjendja e tyre shëndetësore rezulton të jetë stabile, njëra është e moshës 20 vjeçare me nënshtetësi italiane dhe tjetri i moshës mbi 77 vjeçar me nënshtetësi kosovare.
Anipse stresi dhe frika nga ky virus përgjatë vitit 2021 është larguar, të dhënat tregojnë për një ‘mal’ rastesh, gjë që tregon se virusi nuk mund të mospërfillet.
Në Kosovë, përgjatë vitit 2021 nga 1,193, 390, 110,245 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa prej tyre kanë pësuar 1,658 të cilët kanë ndërruar jetë.