Kardiologu i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, Daut Gorani, i ka reaguar ish-deputetit dhe këngëtarit Labinot Tahiri, i cili i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta bëjë ministër të Shëndetësisë.
Gorani ia ka ofruar pagën e tij Labit, vetëm që të mos bëhet ministër.
“Unë ia jep pagën time Labit mos mu ba Minister i Shëndetësisë. Më kujtohet kur rrëfente në një emision televiziv që kur në jetë nuk kishte lexu asnjë libër!”, ka shkruar Gorani në llogarinë e vet në “Facebook”.