Katari dhe Arabia Saudite kanë rënë dakord të hapin kufijtë që nga mbrëmja e kaluar, trasnmeton kosova Post.
Ministri i Jashtëm i Kuvajtit Ahmed Nasir Muhammed Es-Sabah tha në një fjalim në televizion se Emiri i Kuvajtit Sheik Nevvaf Al-Ahmad Al-Xhabir Es-Sabah kishte biseda telefonike me Emirin e Katarit Sheik Temim Bin Hamed Al-Thani dhe Princin e Kurorës të Arabisë Saudite Muhammed Bin Selman.
“Është arritur në një marrëveshje për të hapur kufijtë tokësorë, detarë dhe ajrorë midis Arabisë Saudite dhe Katarit “, tha ministri kuvajtian, duke theksuar se ishte rënë dakord gjithashtu për të zgjidhur të gjitha çështjet midis këtyre dy vendeve.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti ndërprenë të gjitha lidhjet diplomatike me Katarin më 5 qershor 2017, duke e akuzuar atë për “mbështetjen e grupeve terroriste” dhe vendosën një embargo ekonomike ndaj tij.
Ndërkaq Katari mohoi të gjitha akuzat të bëra nga këto vende, të cilat çuan në një krizë në rajonin e Gjirit.
Ndërsa Kuvajti ka ndërmjetësuar përpjekjet midis palëve për një zgjidhje që nga fillimi i krizës./trt