Marrëveshja synon të forcojë marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve, ofron një kuadër gjithëpërfshirës për të koordinuar trajnimin e kuadrove dhe operacionet e paqes dhe humanitare, transmeton Kosova Post.
Katari dhe Kanadaja kanë nënshkruar marrëveshje për të forcuar marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes, shkruan AA.
Sipas agjencisë së lajmeve QNA të Katarit, ministri i Mbrojtjes së Katarit, Khalid bin Mohammad Al-Attiyah dhe ministri kanadez i Mbrojtjes, Harjit Sajjan, nënshkruan online marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Marrëveshja synon të forcojë marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve, ofron një kuadër gjithëpërfshirës për të koordinuar trajnimin e kuadrove dhe operacionet e paqes dhe humanitare.
Gjithashtu reflekton vendosmërinë e Katarit dhe Kanadasë për të luftuar kundër terrorizmit, për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme si dhe për të vazhduar mirëqenien rajonale.
Në lajm nuk u publikuan detaje lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes.
Katari del në pah si një prej partnerëve të rëndësishëm të Kanadasë në rajonin e Gjirit. Vëllimi tregtar i ndërsjellë me dy vendeve arriti në 311 milionë dollarë në vitin 2019.