Erërat e forta që kapluan një pjesë të konsiderueshme të Kosovës, kanë shkaktuar dëme në përçuesit elektrikë dhe në shtyllat elektrike të disa rajoneve, njofton Kosova Post.
Rajonet më të prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Peja.
Ekipet e terrenit të KEDS-it ndodhen në vendngjarje të prishjeve dhe po punojnë intensivisht deri në sanimin e dëmeve të shkaktuara në rrjet.
KEDS-i kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe i siguron se prishjet në rrjet si shkak i erërave do të ndreqen sa më shpejt që është e mundur.