Një rast i vjedhjes ka ndodhur të hënën në fshatin Dardani të Ferizajt.
Imami i një xhamie ka deklaruar në polici se një person ka kryer vjedhje aty.
Rasti u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha sipas denoncuesit (imamit), i dyshuari kishte hyrë i maskuar edhe me forcë e kishte hapur arkën, dhe ka vjedhur parat (e grumbulluara për mirëmbajtjen e objektit).
“Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe është duke u hetuar”, tha Veseli për Klankosova.tv