Dje u raportua në disa media, se çmimet e energjisë elektrike, do të rriten. Megjithatë këto lajme janë demantuar sot nga KEDS-i, transmeton Kosova Post.
“KEDS nuk ka paralajmëruar rritje të çmimit të energjisë elektrike” – ka sqaruar zëdhënësi KEDS-it, Viktor Buzhala.
Ai ka shtuar se askush nuk mund të paragjykojë se çfarë do të ndodhë dhe se kjo është thënë edhe në një medium vendor, prandaj edhe lajmi për rritjen e çmimeve të energjisë, duhet të korrektohet “pasi nuk është i vërtetë!”/KosovaPost/