Derisa procesi zgjedhor po vazhdon në qendrat e votimit, KEDS ka njoftuar se ekipet e tyre po qëndrojnë në gjendje gatishmërie për të intervenuar aty ku paraqitet nevoja.
KEDS njofton se “Përgjithësisht, deri në këto momente, furnizimi me energji ka qenë stabil, duke mos afektuar procesin zgjedhor derisa ekipet tona do të qëndrojnë në secilën qendër të votimit deri në mbylljen e tyre”.
Ndryshe, sot në 21 komuna të Kosovës, po mbahen zgjedhjet për balotazh.