Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Kopenhagës për Demokraci, tha Kosova kufizohet me Serbinë vend që është dëshmuar të jetë dorë e zgjatur shumë lojale e Rusisë.
“Siç e dini Kosova kufizohet me Serbinë vend që është dëshmuar të jetë dorë e zgjatur shumë lojale e Rusisë që përpiqet të luaj me ato lojërat e Putinit në Ballkan Perëndimor duke hapur një front të ri ndaj perëndimit sepse ky efekti shpërndarës me të cilin Rusia do të arrinte shpërqendrimin e vëmendjes nga Ukraina, kjo do të ishte shumë e nevojshme për ta. Puna që mbajmë bashkë me aleatët tanë, NATO-n, për të siguruar që Kosova të mbetet e sigurtë e stabile, është një gjë që bëjmë çdo dite çdo orë”, tha ajo, raporton RTKlive.
E para e vendit tha se kemi rritur bashkëpunimin me aleatët tanë për tu siguruar që çdo qëllim destabilizues në kufirin verior të Kosovës të kthehet mbrapshtë.
“Vitin e kaluar patëm një sulm paramilitar që shkoi deri në akt të agresionit nga Serbia, por që arritëm ta kthenim mbrapshtë përkundër madhësisë së sulmit, sepse bashkëpunuam me aleatët tanë. Kjo nuk do të thotë që nuk do të përpiqen prapë në të ardhmen, ajo që nënkuptohet këtu është që ne do të jemi të suksesshëm për t’i ndalur që në orët e para””, tha Osmani.