Sfidat aktuale politike dhe ato të sigurisë si dhe ndikimit të saj në rajon kanë qenë temë diskutimi gjatë sesioneve të punës në takimin e Kartës së Adriatikut, aty ku Kosova u përfaqësua nga zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes e nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Në këtë takim të mbajtur në Bosnje e Hercegovinë nga Ministria e mbrojtjes ishin ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Departamentit për Politika dhe Strategji Agron Durmishi dhe Nënkolonel Liridon Poroshtica, Oficer për Bashkëpunim Bilateral ndërkaq nga MPJD-ja Ilir Muçaj dhe Berat Jashari.
Karta e Adriatikut e SHBA (A5) është një partneritet strategjik që nxit marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, forcimin dhe konsolidimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, duke promovuar vlerat demokratike dhe aspiratat euroatlantike në Ballkanin Perëndimor.
Përfaqësuesit kosovar thuhet se kanë paraqitur vizionin e tyre për integrime euro atlantike si dhe kanë ofruar koordinim të vazhdueshëm rajonal në funksion të paqes dhe sigurisë.
Po ashtu është ripërsëritur qëndrimi që Kosova të pranohet me të drejta të plota dhe të barabarta si anëtare e Kartës së Adriatikut.


























