Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti më herët njoftoi se personave të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit deri në vazhdimin e procedurave tjera gjyqësore.
Kokaina e sekuestruar ishte fshehur nëpër pako të llojeve të ndryshme të mishit, të cilat kishin ardhur nga Brazili.
Përveç arrestimit të 7 personave dhe konfiskimit të 400 kg kokainë, është kapur edhe një armë dhe lloje të ndryshme të veturave.
Operacioni për këtë rast është duke vazhduar dhe mund të ketë arrestime të tjera.