Shpejtim Krasniqi dhe Kastriote Bajrami-Sejdiu janë dy zyrtarët e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ndaj të cilëve Gjykata Themelore në Prishtinë, vendosi masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.
“SH.K., dhe K.B–S. është refuzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kushtet e parapara me nenin 187, paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Në ndërkohë ndaj të pandehurve S.SH., L.S., S.S., H.M., B.N. K.Z., A.U., D.A., P.K., gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.