Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LShK), dega në Podujevë, organizon: Takim letrar me poetin Shaip Beqiri.
Takimi pritet të mbahet më 24 qershor (e enjte), në ambientet e bibliotekës së qytetit të Besianës (Podujevës), me fillim nga ora 15:00.
Për veprimtarinë letrare (dhe jo vetëm), të Beqirit, do të flasin:
- Ramë Oraca, në emër të shoqatës;
- Merita Bajraktari – Jonuzi, kritike letrare.
- Imer Topanica, kritik letrar;
Poezitë e Beqirit do të deklamohen nga aktori i mirënjohur Mehmet Breznica, nën përcjelljen e tingujve të kitarës, ekzekutuar nga Ymer Musa.
Në fund, të pranishmit do të kenë mundësi të bashkëbisedojnë edhe me autorin, i cili, po ashtu, do të jetë i pranishëm.