Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Presidentja Osmani është deklaruar para takimit për Asociacionin

    Osmani: Sakrifica e Pajazitit, Zejnullahut e Hoxhës – themel për Kosovën

    Kurti pas homazheve: Rënia e tyre i dha hov UÇK-së e vetëbesimit popullor

    Kuvendi i LDK-së: Sot vendoset kush do ta drejtojë partinë

    29 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së

    KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve, rinumërimi nuk sjell ndryshime

    Trump thirret ta mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe t’i vizitojë dy shtetet

    Trump thotë se Irani dëshiron të bëjë marrëveshje me ShBA-në

    AUV: Tërhiqet nga tregu një sasi e produktit Atpamil

    Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

    Përfundon rinumërimi i votave në tërë Kosovën

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

KFOR: Kemi rreth 4700 trupa në Kosovë, të gatshëm për t’iu kundërvënë çdo kë_rcënimi të mundshëm

01 Prill 2025, 7:53
në Kryesore, Lajme
KFOR: Kemi rreth 4700 trupa në Kosovë, të gatshëm për t’iu kundërvënë çdo kë_rcënimi të mundshëm
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte 24 marsi i vitit 1999 kur NATO-ja filloi sulmet mbi caqet strategjike të ish-Jugosllavisë, sulme këto që zgjatën 78 ditë dhe rezultuan me përfundimin e luftës në Kosovë, duke i dhënë fund kështu dhunës së Sllobodan Millosheviqit ndaj shumicës shqiptare në vend. Qysh atëherë, KFOR ndodhet në Kosovë.

Gati 26 vite më pas në Kosovë kanë mbetur rreth 4700 trupa të KFOR-it, të cilët vijnë nga 29 vende të ndryshme të botës.

Sipas KFOR-it, më së shumti trupa paqeruajtëse në kuadër të KFOR-it ka Italia (1258), SHBA-të (602), Hungaria (365), Turqia (325), Gjermania (269), etj. Ndërsa Shqipëria i ka 90, etj.

Në një përgjigje për “Front Online” nga  KFOR-i kanë theksuar se arritjet në 26 vitet e fundit, duke përmendur zvogëlimin e numrit të trupave nga rreth 50,000 në 1999 në mbi 4,600 sot.

KFOR ka nënvizuar se stabiliteti në rajon varet nga angazhimi i të gjitha palëve për të zgjedhur diplomacinë në vend të dhunës.

“KFOR-i ka arritur rezultate të prekshme në 26 vitet e fundit, pasi ka qenë në gjendje të zvogëlojë pozicionin e forcave dhe trupat e tij nga rreth 50,000 në 1999 në mbi 4,600 sot. Stabiliteti në rajon në fund të fundit varet nga të gjitha palët që zgjedhin diplomacinë në vend të dhunës”, thuhet në përgjigje.

Zgjidhja afatgjatë për paqen, sipas KFOR, është politike dhe duhet të përfshijë Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si kornizë të vetme për trajtimin e çështjeve politike.

“NATO-ja po jep kontribute të rëndësishme ushtarake, zgjidhja për paqen afatgjatë është politike. NATO vazhdon të mbështesë fuqishëm Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si korniza e vetme për zgjidhjen e çështjeve politike në pritje me respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve”, thuhet në përgjigje

Nga KFOR-i kanë njoftuar se përforcimin më të madh të misionit të tij në një dekadë, e kanë bërë në vitin 2023.

“Në vazhdën e dhunës në vitin 2023, ne dislokuam deri në 1000 trupa shtesë në Kosovë dhe rritëm qëndrimin e KFOR-it në veri të Kosovës. Ky ishte përforcimi më i madh i misionit tonë në një dekadë”, kanë deklaruar zyrtarët e KFOR-it për FrontOnline.

Po ashtu, në 2025-ten, NATO ka dërguar mbi 200 trupa rezervë nga brigada italiane “Sassari” për të mbështetur operacionet në Kosovë.

“Në fillim të këtij viti, NATO dislokoi mbi 200 forca rezervë nga brigada italiane “Sassari” në Kosovë. Këto trupa shtesë po veprojnë në baza të përkohshme së bashku me trupat e KFOR-it, duke rritur aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi relevant të situatës së sigurisë, veçanërisht rreth periudhës së zgjedhjeve”, thuhet në përgjigje.

Tutje, në përgjigje thuhet se KFOR-i vazhdon të mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të kundërvënë çdo kërcënim të mundshëm, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së.

“Situata e sigurisë tani është e qetë, por ende e brishtë. Megjithatë, KFOR-i është vigjilent dhe i gatshëm për t’iu kundërvënë çdo kërcënimi të mundshëm, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar për një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes”, thuhet në përgjigje.

Tutje, thuhet se KFOR-i vazhdon të mbajë një koordinim të fortë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

“Së bashku me gatishmërinë dhe gatishmërinë operacionale të KFOR-it, ne ndjekim bashkëpunim të fortë dhe komunikim të rregullt dhe të bazuar në besim me bashkëbiseduesit tanë vendorë, rajonalë dhe ndërkombëtarë. Të gjitha këto aspekte janë thelbësore për stabilitetin rajonal dhe menaxhimin efektiv të shqetësimeve të sigurisë. KFOR-i mban një koordinim të fortë me organizatat e sigurisë së Kosovës, duke punuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në përgjigje.

Sipas KFOR-it, ushtrimet e rregullta dhe stërvitjet sigurojnë një bashkëpunim të pandërprerë.

Gjithashtu, thuhet se që nga viti 2016, Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s ka mbështetur forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Ushtrimet e rregullta stërvitore sigurojnë bashkëpunim të pandërprerë. Që nga viti 2016, Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT) ka mbështetur rolin e mbrojtjes civile të FSK-së përmes ngritjes së kapaciteteve dhe trajnimeve. KFOR-i gjithashtu ruan bashkëpunim të mirë me Forcat e Armatosura të Serbisë, siç dëshmohet nga kontaktet e rregullta të KFOR-it që kemi me homologët tanë serbë, duke përfshirë komandantin e KFOR-it (gjeneralmajor Barduani) dhe shefin e shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë (gjeneral Mojsilovic)”, thuhet në përgjigje.

Përndryshe, lufta në Kosovcë përfundoi me rreth 13.000 njerëz të vrarë; me mijëra të zhdukur – mbi 1.600 prej të cilëve mbeten ende të pagjetur; me qindra mijëra refugjatë – shumica e të cilëve u kthyen; dhe me mijëra prona të dëmtuara ose të shkatërruara.

“Në Kosovë, ne kemi bërë gjënë e duhur. E kemi bërë në mënyrën e duhur. Dhe, ne do ta përfundojmë punën”, pati deklaruar presidenti amerikan Bill Clinton natën e 10 qershorit, 1999, pas përfundimit të sulmeve të NATO-s.

Etiketat: KFORKosovëNATO
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

8 muaj më parë
Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

Begaj: Investimet në mbrojtje dhe siguri, domosdoshmëri strategjike

Ushtarët e KFOR-it përfundojnë marshin e “Këmbës Norvegjeze” në Bondsteel

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH