Zgjedhjet e së dielës më 23 prill në komunat në veri të Kosovës do të sigurohen nga Policia e Kosovës, dhe KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për t’u përballur me çdo skenar të mundshëm, transmeton KosovaPost.
I pyetur nëse policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga KFOR-i për të ruajtur sigurinë gjatë zgjedhjeve të nesërme në katër komuna në veri të Kosovës, KFOR-i tha se presin që institucionet në Kosovë të merren me situatën në mënyrë efektive.
“Misioni i NATO-s mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë,” thekson KFOR-i./KosovaPost/.


























