Eksportet e Kinës u rritën me 27,1 për qind në nivel vjetor për të tejkaluar 300 miliardë dollarë në tetor, sipas të dhënave nga autoriteti doganor i vendit, transmeton Kosova Post.
Importet arritën në 215,7 miliardë dollarë në tetor, duke u rritur me 20,6 për qind nga muaj i njëjtë i vitit të kaluar, treguan të dielën të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, shkruan AA.
Vendi shënoi suficit të tregtisë së jashtme prej 84,5 miliardë dollarësh në tetor kundrejt 66,8 miliardë dollarëve një muaj më parë.
Suficiti i tregtisë së jashtme të Kinës me partnerin e saj kryesor tregtar, SHBA-në, ra në 40,7 miliardë dollarë muajin e kaluar, nga 42 miliardë dollarë në shtator, ndërsa tregtia me BE-në arriti në 29,5 miliardë dollarë.