Shirat e rrëmbyeshëm që goditën metropolin e Zhengzhout, kryeqyteti i provincës shumë të populluar të Henanit, përfshinë një tren të metrosë dhe një tunel rrugor duke prekur dhjetëra makina, transmeton KosovaPost.
Raporti i mëparshëm për të gjithë krahinën njoftonte 100 të vdekur.
Kryebashkiaku i Zhengzhout, Hou Jong, theksoi se 39 persona humbën jetën në parkingjet nëntokësore.
Të paktën 14 persona gjetën vdekjen në një metro të përmbytur në orën me fluksin më të lartë, ku rreth 500 pasagjerë u bllokuan në një tren.
Autoritetet lokale janë kritikuar se nuk kanë urdhëruar mbylljen e transportit publik pavarësisht paralajmërimeve për motin.trt