Kreu i Komitetit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare të Kirgistanit, gjenerali Kamchybek Tashiev, në një deklaratë tha se Turqisë i kanë dhënë porosi për blerjen e dronëve (SIHA) të llojit “Bayraktar TB2” dhe se këto do të dorëzohen së shpejti, transmeton Kosova Post.
Kreu i Komitetit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare të Kirgistanit, gjenerali Kamchybek Tashiev, njoftoi se Turqisë i kanë dhënë porosi për blerjen e mjeteve ajrore pa pilot me armatim (dronë-SIHA) të llojit “Bayraktar TB2”, shkruan AA.
Në sheshin përpara ndërtesës ku ndodhet administrata presidenciale, u mbajt me pjesëmarrjen edhe të presidentit të vendit, Sadyr Japarov, ceremonia për dorëzimin e mjeteve ushtarake që Komiteti Shtetëror i Sigurisë Kombëtare të Kirgistanit ka blerë për herë të parë nga buxheti për Shërbimet e Njësive Kufitare.
Tashiev pas ceremonisë në një deklaratë për gazetarët tha se Turqisë i kanë dhënë porosi për blerjen e dronëve (SIHA) të llojit “Bayraktar TB2” dhe se këto do të dorëzohen së shpejti.
Vendet që kanë dronët me armatim (SIHA) janë të pakta, deklaroi Tashiev. “Një prej tyre do të jetë edhe vendi ynë. Personat që do të përdorin dronët (SIHA) janë trajnuar në Turqi. Këto dronë do të mbërrijnë së shpejti në vendin tonë”, u shpreh Tashiev.
Po ashtu Tashiev tha se edhe nga Rusia kanë blerë dronët “Orlan-10” dhe kanë siguruar pushkë snaiper.