Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sot Kryesinë e re të partisë.
Kreu i partisë, Memli Krasniqi në konferencë për media ka deklaruar se me shumicë votash është votuar propozimi i tij për Kryesinë e re.
Anëtarët e rinj të Kryesisë së partisë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Çollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.
Ndërkaq, sot PDK-ja ka zgjedhur edhe nënkryetarët e partisë. Nënkryetarët e rinj të kësaj partie janë Vlora Çitaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.
Ndërsa sekretar i PDK-së është zgjedhur Bajrush Xhemajli.
“Falënderoj të gjithë dhe shpreh bindjen dhe vullnetin tim se kemi një ekip të jashtëzakonshëm. Jam i nderuar për të gjithë njerëzit që kanë pranuar t’i bashkohen PDK-së në këtë fazë. Rikthimi i PDK-së për të marrë besimin e qytetarëve fillon sot dhe unë kam një ekip të cilit i besoj. Në ditët në vijim do t’i shihni aktivitetet që na presin, nesër do të mbledh kryesinë për mbledhjen e parë konstituive, dhe për të vazhduar me vendime të rëndësishme që na presin si kryesi dhe për zgjedhjet lokale të 17 tetorit”, ka thënë Krasniqi, përcjell express.
Zgjedhja e Kryesisë së re të PDK-së, ka ardhur pas mbajtjes së Konventës më 3 korrik të këtij viti e ku kryetar i partisë u zgjodh Memli Krasniqi.