Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, do të mungojë në Kupën e Botës, për shkak të një dëmtimi.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp, transmeton kk.
25-vjeçari u largua me barelë në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, në përballjen që Liverpool e fitoi me rezultat 1-0.
Klopp tha se Jota do të jetë jashtë për një “kohë të gjatë” dhe “ne flasim për muaj”.
“Është një dëmtim mjaft i rëndë. Lajm i trishtuar për djalin, për ne dhe Portugalinë”, shtoi gjermani.