Opozita shqiptare do ta bllokoj propozim ligjin për anulimin e regjistrimit, nëpërmjet badenterit. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se ata do ta bllokojnë shtyrjen e regjistrimit, për të mos lejuar votim të Ligjit për shtyrje të regjistrimit.
Ai tha se takimi mes Zaevit dhe Mickoski ka efekt zero.
Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët
“Maqedonia e Veriut është Republikë parlamentare nuk është ndonjë monarki. Si e tillë efekte takime të tilla nuk mund të ketë aspak. Vendi ku vendoset për shtyrje anulime e gjëra të tjera është vetëm kuvendi parlamenti i vendit. Sa i përket qëndrimit tonë si koalicion në lidhje me REGJISTRIMIN, ne nuk do të lejojmë shtyrje të këtij procesi, dhe ne kemi mekanizma për të pamundësuar një marrëveshje të efektuohet me ligj në Kuvend. Ligji votohet me Bandenter dhe kalon me Bandenter. Koalicioni do të shfrytëzoj mekanizmin e Badenterit që regjistrimi të mbahet në afat të caktuar. Nuk mund që shqiptarët të trajtohen me telefon. I bëjmë thirrje partive shqiptare që ta shfrytëzojnë këtë mekanizëm që ta bllokojmë këtë shtyrje të regjistrimit”.
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi tha se regjistrimi nuk duhet të ndalohet. Ai tha se është e papranueshme që në një takim të organizuar në atë format të merren vendimet e tilla. Gashi tha se Zaev shumë lehtë u morë vesh me Mickoskin edhe pse thoshte se nuk po merret vesh me të.
Afrim Gashi, kryetar i Alternativës
“Ne nuk mund të lejojmë që të mos reflektohet realiteti shoqëror edhe në skenën politike. Mesazhi jonë është se regjistrimi nuk duhet të ndërpritet. Besojmë se do a kemi përkrahjen e votuesve tanë që duan ky proces të vazhdojë. Ali Ahmeti në 2011 ishte me Gruvskin për ta ndalë regjistrimin, ndërsa Ahmeti edhe tani në vitin 2021 ishte për ta ndalë regjistrimin. Por duhet ta dinë se shqiptarët nuk janë vetë”,
Ndërkaq, Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq nuk pret që opozita shqiptare ta bllokojë popozim ligjin për ndryshimet në ligjin për regjistrim. Ai tregoi se do të propozoj që ky ligj në procedurë paralentare të dërgohet me flamur evropian dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë mundësi për bllokada me mijëra amendamente.
Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë
“Ligji për regjistrim ishte fillimisht i dërguar me procedurë me flamur evropian sepse është i klasifikuar me flamur evropian. Kështu që unë do të propozoj në Qeveri që ta miratoj dhe ta dërgoj në Kuvend me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtuar përshkak të urgjencës së momentit që gjendemi para fillimit të regjistrimit dhe mund ta realizojmë atë që dje ishte dakorduar në takim. Kështu që mendoj se në atë procedurë, nuk do duhej të jetë e mundur të paraqiten mijëra amendamente. Besoj se nuk do të ketë mundësi për bllokada të tilla”.
Antonio Milloshovski nga VMRO-ja opozitare maqedonase thotë se në këtë propozim ligj ndryshimet parashikojnë 2 gjëra kyçe.
Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së
“Njëra është se me ndryshimet ligjore, bëhet zhvendosja e datës për zgjedhjet lokale për gjysmën e dytë të tetorit, që nënkupton se zgjedhjet lokale do të mbaheshin më 24 ose 31 tetor këtë vit dhe ndryshimi I dytë mundëson përdorimin efikas dhe realizimin e obligimit ligjor për përdorim të pajisjeve për gjurmë të gishtërinjëve gjatë votimit, që I mundëson KSHZ-së që në mënyrë efikase të lidhet me data bazën e MPB-së”.
Me qenë se regjistrimi i popullsisë duhej të niste më 1 prill, hapsira kohore për ndryshimin e Ligjit për Regjistrim, përçka një ditë më parë u dakordua mes dy liderëve të partive maqedonase Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, është vetëm dy ditë.