Arianit Koci, avokat i angazhuar për kthimit e trupit të Faton Hajrizit në Serbi, ka lënë të nënkuptohet se trupi i tij do të kthehet shpejt në Kosovë.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se misioni ka përfunduar me sukses.
“Misioni u krye me sukses! Nuk ishte i lehtë. Aspak”, ka shkruar Koci.
Ai gjatë ditës ka konfirmua se është identifikuar se trupi i vrarë në Lozicë të Serbisë është i Faton Hajrizit.