Me publikimin e detajeve për koeficientin e pagave, i cili është 105 euro për vitin 2023, janë bërë të ditura pagat edhe për sektorin e Shëndetësisë.
Drejtori i SHSKUK-së do të gëzojë rrogë në vlerë 1470 euro.
Një mjek specialist do ta ketë rrogën 1260 euro.
Mjeku i përgjithshëm do të paguhet 777 euro, njofton Klankosova.tv.
Kryeinfermieri do të ketë pagë 672 euro, ndërsa infermierët nga 588 deri në 535.5 euro.