Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani është takuar me Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim) në Kosovë, Nuno Queiros në Shtabin e KFOR-it, në Prishtinë, përcjell KosovaPost.
Sipas njoftimit, Barduani theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e Komunitetit Ndërkombëtar në dobi të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal.
Vizita ishte pjesë e shkëmbimeve të rregullta të komandantit të KFOR-it me homologët e tij kryesorë në Kosovë.