Komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po stërviten për shkathtësi të zbulimit nga instruktorët e forcave britanike dhe instruktorët tanë të specializuar në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton KosovaPost.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar në Facebook se stërvitjet në doktrinat, konceptet, procedurat, taktikat dhe teknikat e zbulimit, kërkojnë shumë përgatitje psiko-fizike që komandot tona po i arrijnë me sukses.
Postimi i plotë:
Komandot tona stërviten për shkathtësi të zbulimit nga instruktorët e forcave britanike dhe instruktorët tanë të specializuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Stërvitjet në doktrinat, konceptet, procedurat, taktikat dhe teknikat e zbulimit kërkojnë shumë përgatitje psiko-fizike që komandot tona po i arrijnë me sukses.
Falënderim dhe mirënjohje maksimale si gjithmonë për aleatët tanë, Mbretërinë e Bashkuar dhe forcat e saj.
#StrongerTogether
🇬🇧🤝🇽🇰