Komisionerja e BE-së: Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

Komisionerja e BE-së: Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, ka zhvilluar sot një takim me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, ministrin për Inovacion Besim Beqaj dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

Pas takimit komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, ka thënë se Kosova mund të jetë një nga partnerët tanë kyç që ta përdor teknologjinë si një motor të ekonomisë.

“Do të dëshiroja që menjëherë të theksoj se si bashkëpunimi jonë nuk është vetëm me fjalë të bukura por është një gjë konkrete. Tani është koha ta realizojmë me dimensione shumë konkrete. Ulja e roamingut për rajonin, ne po punojmë dhe kemi ambicie të qarta për këtë. Ky popull me popullsi kaq të re dhe duhet të investojmë në qytetarët tanë. Dëshiroj që të vazhdojë të iu inkurajon që të vazhdoni në ketë rrugë që të shihni inovacionin si një mundësi”, tha ajo.

Ajo ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kosova ka punuar shumë për të fituar liberalizimin e vizave dhe mund të iu urojmë për të gjitha këto. Është e rëndësishme të vazhdohet me dialog me të gjitha shtetet që të merret vendimi sa më shpejt. Të gjitha kriteret janë plotësuar, por nuk është proces i lehtë. E keni këtë potencial dhe është e rëndësishme që të vazhdoni. Liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për ju dhe vazhdoni të punoni brenda vendit tuaj”, tha ajo.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka falënderuar komisioneren për të gjithë kontributin e saj dhënë për Kosovën.

“Si një politikane evropiane ka qenë përkrahëse për Kosovën. Sot e kemi në Prishtinë me një qëllim tjetër, qëllimi i saj është që ta promovojë në Kosovë inovacionin e teknologjisë. Sot biseduam se si mund të ketë një bashkëpunim me të mirë mes vete për teknologjinë dhe inovacionin. Kemi biseduar edhe për atë që të ulet tarifa e roamingut për vendet e rajonit”, tha ai.

Hoxhaj ka folur edhe për tryezën e djeshme që është iniciuar nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

“Është një vendosmëri e kryetarit të Kuvendit që me çdo kusht të kemi një unitet se si duhet të përfaqësohemi në dialog. Është pakëz e parakohshme me hy në epilogun e dialogut, ne e dimë se cilat janë qëllimet tona njohja e ndërsjelltë asgjë më pak as më shumë nuk pranojmë”, tha ai.

Sa i përket liberalizimit të vizave Hoxhaj ka thënë se në fund të vitit do të shihet se a është fer Evropa në raport me Kosovën.

“Komisioni Evropian ka qenë i qartë, Parlamenti Evropian ka qenë i qartë ne na duhet të punojmë. Unë ende nuk jam me atë që të ngremë shumë tensionin në publik ,të punojmë më shumë me kryeqytete. Në fund të vitit do të shihet se a është bërë fer me Kosovën apo jo, a është i drejtë me Kosovën a jo. Nëse ka një test që mat kredibilitetin e Evropës në raport me Kosovën është liberalizimi i vizave. Do të ishte ironi që mandej ne në vitin 2019 të besojmë që BE-ja do ta bindë Serbinë që ta njoh Kosovën nëse nuk ka kapacitete të brendshme të marrë vendim për liberalizimin”, tha ai.

You may also like

Deputeti Tahiri ’emëron’ ministrin e ri të Punëve të Brendshme

Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, ka