Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës, sot, ka mbajtur mbledhje, në të cilën është bërë shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Shpenzimeve të Radio Televizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2022 si dhe miratimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2022, në shumë mbi 2 milionë e 240 mijë euro.
Para se të miratohet raporti, kryetari i Bordit të RTK-së Besnik Boletini theksoi se për dallim prej viteve të kaluara në këtë periudhë ka pasur kursime të mjeteve buxhetore dhe një performancë më të mirë të RTK-së.
Ndërkaq, kryetari i Komisionit Armend Muja tha se për herë të parë RTK-ja në tremujorin e parë nuk ka punuar me humbje financiare dhe se ka pasur ulje të shpenzimeve.