Sot në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, është miratuar Projektligji për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
12 amandamentet e projektligjit, u miratuan një për një.
Deputeti Enver Dugolli nga Vetëvendosje, i cili është Kryesues i Grupit Punues, tha se projektligji në fjalë, i plotëson të gjitha kriteret.
I vetmi që abstenoi në miratimin e projektligjit, ishte Hisen Berisha i PDK-së.