Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se dhjetë trupa, viktima të masakrës së Rezallës, të cilët u zhvarrosën nga Kizhevaku në Serbi, do të kthehen sot në Kosovë, transmeton Kosova Post.
Sipas komisionit, eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja të nga masakra e Rrezallës si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë të Rashkës, Serbi.
Vetë Kryeministri Albin Kurti, pritet t’iu bëjë homazhe trupave në fjalë, në pikën kufitare në Merdarë./KosovaPost/