Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për ndalimin e eskursioneve të nxënësve jashtë shtetit.
Në njoftim thuhet se kreu i Gjilanit të ketë theksuar se këtë vendim e ka marrë në bashkërendim të plotë me Këshillin e prindërve.
“Substancat narkotike, pijet alkoolike, lëndimet e rastet e ndryshme si dukuri negative, si dhe shpenzimet e mëdha familjare ishin disa nga arsyet e konkluzionet e përbashkëta mes nesh dhe këshillit të prindërve Do të shohim alternativat e aktiviteteve të tjera edukative e kulturore, në të mirë për të gjithë maturantët tanë!”, ka thënë kryetari Hyseni