Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka njoftuar se së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi kanë vizituar familjet përfituese të projektit “Ndërtimi i 30 shtëpive të formës – Pika Jashtë 2020”, shkruan Kosova Post.
Përmes një shkrimi në Facebook ai ka treguar se do të ndërtojnë shtëpitë në hapësirë rreth 80m2 për familje në lagje dhe fshatra të ndryshme, që jetojnë në kushte të vështira të banimit.
“Përveç kësaj, për herë të parë kemi lidhur edhe marrëveshje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 50 shtëpive në formën “Çelësa në dorë”, ndërkaq me këtë projekt sivjet do t’i gëzojmë edhe 20 familje të tjera në nevojë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Me shumë projekte si asnjëherë më pare, pran rreth 600 familjeve që kanë nevojë për një ambient të ngrohtë të banimit.
Ndërtimi i shtëpive (Pika Jashtë): 100
Sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi kemi vizituar familjet përfituese të projektit “Ndërtimi i 30 shtëpive të formës – Pika Jashtë 2020”. Këtë projekt kemi filluar për herë të parë në vitin 2018, ku para mandatit tonë, familjeve iu janë dhënë vetëm materialet ndërtimore, të cilët në shumë raste nuk kanë arritur që t’i ndërtojnë këto shtëpi.
Duke e parë këtë gjendje, kemi rritur mbështetjen dhe në vend se të japim materiale ndërtimore kemi vendosur që t’ua ndërtojmë shtëpitë në hapësirë rreth 80m2 për familje në lagje dhe fshatra të ndryshme, që jetojnë në kushte të vështira të banimit.
Në 3 vitet e para kemi ndërtuar 80 shtëpi nga ky projekt, ndërkaq edhe sivjet do të fillojmë ndërtimin e 30 shtëpive të tjera, pas përfundimit të procedurave vlerësuese të thirrjes publike.
Ndërtimi i shtëpive (Me Çelësa në doë): 70
Përveç kësaj, për herë të parë kemi lidhur edhe marrëveshje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 50 shtëpive në formën “Çelësa në dorë”, ndërkaq me këtë projekt sivjet do t’i gëzojmë edhe 20 familje të tjera në nevojë.
Pra me gjithë këto projekte, gjatë 4 viteve të mandatit do të arrijmë të ndërtojmë së paku 180 shtëpi.
Meremetimi i shtëpive dhe kulmeve: 276
Po ashtu më lejoni t’ju njoftoj se këto nuk janë të vetmet projekte që i kemi realizuar për përmirësimin e kushteve të banimit për familjet në nevojë. Me dy projekte të tjera të DPMS-së, ato të renovimit të shtëpive dhe meremetimit të kulmeve kemi arritur që t’i rregullojmë dyert, dritaret, sanitaritë dhe kulmet e 196 shtëpive, ndërkaq sivjet do të vazhdojmë që t’i realizojmë këto punime edhe për rreth 80 shtëpi të familjeve që kanë probleme të banimit.
Material ndërtimor nga ZKK: 134
Përveç tyre edhe nëpërmjet Zyrës për Komunitete dhe Kthim, kemi ndarë materiale ndërtimore për 94 familje të komuniteteve, ndërkaq sivjet do të kemi edhe rreth 40 familje të tjera përfituese nga ky projekt.
𝑺𝒊 𝒂𝒔𝒏𝒋𝒆̈𝒉𝒆𝒓𝒆̈ 𝒎𝒆̈ 𝒑𝒂𝒓𝒆̈, 𝒑𝒓𝒂𝒏𝒆̈ 𝒒𝒚𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓𝒆̈𝒗𝒆 𝒒𝒆̈ 𝒌𝒂𝒏𝒆̈ 𝒏𝒆𝒗𝒐𝒋𝒆̈!
#prejqytetarit #tekqytetari #përtejzotimeve #vazhdojmë