Anëtari i kryesisë së VV-së, Glauk Konjufva ka thënë se i vetmi koalicion parazgjedhor i garantuar deri tash është me iniciativën politike të Vjosa Osmanit dhe me asnjë subjekt tjetër politik.
Subje tjetër koalicion parazgjedhore, dorzimi e nje liste qe përshin përfaqësues te partive tjera? Vjosa?
“LVV e ka shpjeguar me transparencë para opinionit jo vetëm tash, që i vetmi bashkëpunim i garantuar politik deri sot është me zonjën Vjosa Osmani dhe alternativën e saj politike që e ka prezantuar, rrugën që e ka zgjedhur të pavarur nga LDK-ja, deri tash dorën ia kemi zgjatur asaj dhe jo subjekteve tjera politike”, tha ai.
Konjufca në desku tha se ende nuk është konkretizuar diçka mes partisë së tij e Osmanit, por se ka një lloj reciprociteti mes tyre.
“Ajo e ka shprehë vullnetin e saj se do bashkëpunojë me LVV-në, ka një lloj reciprociteti mes VV-së dhe Vjosa Osmanit që të ketë bashkëpunim që nuk e përjashton kandidimin tonë në një listë të përbashkët. Nuk është vendosë. Osmani deri tash edhe të gjitha aktivitetet i ka bë në një lloj opsioni politik që ka marrë me vete deputetë e asambleistë”.
“Në aspektin elektoral nuk e kemi pasë asnjë takim konkret për ta formalizuar”.
Ai shprehet se varet nga Osmani nëse do të dalin me një listë të përbashkët zgjedhore, e që le të nënkuptohet se më të do të krijohet një front i përbashkët për ndryshime politike.
“Varet nga zonja Osmani, jemi të hapur për cilindo skenar që ndodhë sepse këto zgjedhje ajo që është kryesore pritet ti fitojë në mënyrë dërrmuese LVV-në. Të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë janë të mendimit që duhet të krijohet një front i përbashkët demokratik e politik për ndryshime të mëdha sociale dhe rrënjësore politike”, ka thënë Konjufca.