Teksa është duke u mbajtur seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të debatojnë lidhur me paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ka pasur një “përplasje” ndërmjet kryekuvendarit, Glauk Konjufca dhe deputetit nga rradhët e AAK-së, Besnik Tahiri, shkruan KosovaPost.
Debati është rezultat i njoftimit nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) se do të shqyrtojë tarifat e energjisë elektrike, në bazë të kërkesës së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes KEDS dhe Furnizuesit për Shërbim Universal për Energji Elektrike KESCO.
Tahiri tha se rrymën në Qeveri po e paguan kjo Qeveri, derisa kryekuvendari i ndërhyri në fjalimin e tij, duke ua lënë fajin qeverive të kaluara.
“Moti ja u keni pagu ju rrymën(serbëve në veri) Besnik”