Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka ndaluar përdorimin e barnave kineze në spitalet kryesore të kryeqytetit Phenian të vendit pasi një zyrtar i lartë vdiq në fillim të këtij muaji pasi kishte marrë një ilaç të prodhuar në Kinë, transmeton KosovaPost.
Portali “Asia News” bën të ditur se ndalimi përfshin edhe administrimin e vaksinave kineze antiCOVID, madje ato s’mund të përdoren as në kërkime për zhvillimin e një vaksine vendase.
Autoritetet koreanoveriore pretendojnë se nuk ka raste të kontaminimit me COVID-19 në vend, një deklaratë që komuniteti shkencor ndërkombëtar beson se është e rreme.
Lajmi për ndalimin e barnave kineze bie në kontradiktë edhe me zbulimin e portalit amerikan “19FortyFive”, i cili tha në dhjetor 2020 se Kim ishte vaksinuar kundër llojit të ri të koronavirusit me një ilaç eksperimental kinez.
Megjithatë burime në Korenë e Veriut vënë në dyshim versionin që pretendon se zyrtari i lartë i Phenianit vdiq nga përdorimi i medikamentit kinez.
Një hetim i brendshëm tregoi gjithashtu që spitalet në kryeqytet nuk kanë pajisje të përshtatshme frigoriferike për të ruajtur barnat në përgjithësi dhe vaksinat antiCOVID në veçanti.trt