Pas një takimi që kanë zhvilluar Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Szunyog ka pasur falënderime për Kosovën, në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë.
Szunyog deklaroi se Qeveria e Kosovës ka bërë një pozicionim të qartë politik ndaj agresionit rus.
“Faleminderit Albin Kurtit dhe Qeverisë së Kosovës për pozicionin e juaj të qartë politik dhe rreshtimin me paketën e sanksioneve të BE-së në lidhje me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës”, ka shkruar Szunyog.