Kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq, vlerëson se askush nuk po bën presion mbi vendet e rajonit dhe Kosovën Prishtinën për të miratuar Rezolutën për Srebrenicën, porse kjo po bëhet me qëllim për të treguar se gjoja vetëm Serbia nuk po e dënon gjenocidin, transmeton Kosova Post.
Daçiq tha K1 se Serbia kurrë nuk i ka justifikuar krimet e ndodhura, por që nuk duhet të krijohet një situatë në të cilën të dënohet vetëm një krim, por jo krime të kryera kundër popullit serb.
Daçi ka folur edhe për ndyshimet e Kushtetutës.
Kryetari i Kuvendit deklaroi se afati i fundit për mbajtjen e një referendumi për ndryshimin e Kushtetutës është deri në fund të vitit.
Daçiq i tha TV K1 se, nëse zgjedhjet parlamentare do të ndodhin vitin e ardhshëm, ndryshimet në Kushtetutë duhet të miratohen përpara se parlamenti të shpërndahet.
Kujtojmë se dje deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje e Hercegovinë. Rezoluta u iniciua nga koalicioni boshnjak ne Kuvendin e Kosovës, Vakat. Deputetët e Listës Serbe lëshuan sallën para kësaj pike të seancës. /Kosova Post/