Kosova nis fazën e dytë kualifikuese për Euro 2026, Qerimi zbardh listën

Javën e ardhshme Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve e fillon garimin në fazën e dytë kualifikuese, përkatësisht në fazën kryesore kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2026.

Kombëtarja jonë është në grupin e gjashtë së bashku me Holandën, Ishujt Faroe dhe Ukrainën. Grupi është sfidues, por Kombëtarja jonë e kërkon kualifikimin historik në Evropian.

Ndeshjen e parë Kosova e luan në udhëtim ndaj Ishujve Faroe, duel që zhvillohet në Torshavn më 6 nëntor nga ora 20:00, ndërkaq, më 10 nëntor nga ora 17:15 në Prishtinë Dardanët përballen me Holandën.

Trajneri i Kosovës, Bujar Qerimi, ka shpallur listën e hendbollistëve në të cilët llogaritë për këto dy ndeshje.

Qerimi ka ftuar 16 lojtarë. Emër i ri është Lionel Mirdita, që bën karrierë në Zvicër, ndërsa në Kombëtare kthehen Drilon e Drenit Tahirukaj.

Kombëtarja të hënën udhëton për në Ishujt Faroe ku do t’i ketë katër seanca stërvitore para ndeshjes.

Dy të parët në grup kualifikohen në Evropian, ndërsa kualifikimin e sigurojnë edhe katër kombëtaret më të mira të pozitës së tretë prej tetë grupeve sa janë gjithsej.

Në Kombëtaren tonë jemi të përkushtuar për fillim të mbarë dhe për hapin tutje në zhvillimin e vazhdueshëm.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika