Republika e Kosovës, sipas të dhënave të publikuara nga Ember për vitin 2020, renditet si vendi i dytë në botë që ka më shumë varësi nga qymyri për prodhimin e energjisë elektrike, transmeton Kosova Post.
Listës i prinë Botswana, vend nga Afrika Jugore.
Vendet e zhvilluara pritet të goditen nga një krizë energjetike dhe sipas ekspertëve, dy prej ekonomive më të mëdha të globit: Kina dhe India, veç janë duke kaluar nëpër fazë me probleme të furnizimit me energji elektrike, meqë rezervat e qymyrit, nuk po iu mjaftojnë.
Mungesat po ndodhin sepse aktiviteti ekonomik po rritet derisa numrat me koronavirus po qëndrojnë në të njëjtin pozicion dhe në të njëjtën kohë prodhimi i qymyrit po ulet për shkak të problemeve të motit dhe shqetësimeve mjedisore.
India, sipas Ember, ende prodhon 70 % të energjisë elektrike nga qymyri, e gjashta në botë. Kina gjithashtu gati 61 % të energjisë elektrike e ka të përfituar nga karburantet fosile.
Të dy vendet aktualisht po investojnë në disa teknologji energjetike – bërthamore, qymyr dhe energji të rinovueshme – pasi ekonomitë e tyre po zgjerohen me shpejtësi.
Vendet e zhvilluara pritet të kërkojnë solucione të reja për tejkalim më të lehtë të krizës.
Për më shumë, shihni listën