Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se brenda 24 orëve janë regjistruar vetëm 12 raste pozitive me COVID-19, shkruan Kosova Post.
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.627 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.610.960 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 759.134 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.559 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.743. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 323.