Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShKP), informon se aktualisht, në total, numri i rasteve aktive është 26.525.
M.Sh njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,584.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës.
Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /KosovaPost/