Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 380, trasnmeton Kosova Post.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.631, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,981 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.748 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.602.881 doza të vaksinës.
Deri më sot 754.429 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.