Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 1 person i prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1.520 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Kosova Post.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) 321 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 62.009.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 2.534 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 247.484 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 313 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 53.768 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.721. (AA)