32.32% të personave që kanë të drejtë vote kanë votuar deri në orën 15:00 në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ueb-sajtin e saj.
Përkthyer në vota, i bije që deri në orën 15:00 kanë votuar 575 mijë e 951 votues.
KQZ do të ketë edhe një konferencë në orën 19:30 ku do të tregojë për numrin përfundimtar të daljes në zgjedhje.