Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ-së, Sami Kurteshi ka njoftuar se KQZ ka marrë vendim për lejimin e qytetarëve për të votuar me letërnjoftim me afat të skaduar, shkruan Kosova Post.
Kurteshi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ata që janë në listat e votuesve në Kosovë mund të votojnë me letërnjoftim me afat të skaduar.