Policia e Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar që kishte kryer vrasje gati 10 vjet më parë në Junik, e më pas kishte ikur, është arrestuar në Belgjikë dhe dje i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës, përcjell KosovaPost.
Rasti ka ndodhur më 16 maj 2012.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
“Mahalla Qok, Junik 16.05.2012 – 14:25. Me 26.01.2022 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili kishte bërë vrasje të rëndë dhe ishte arratisur nga Kosova. I dyshuari është arrestuar në Belgjikë dhe sot i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”