Në njoftimin e qeverisë britanike theksohet se 300 të huaj që do të vijnë në vend mund të punojnë si shoferë të cisternave të karburantit deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm me një vizë pune të përkohshme, transmeton Kosova Post.
Qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftuar se 300 shoferë të huaj të cisternave për karburant do të marrin urgjentisht viza të përkohshme, shkruan AA.
Në njoftimin e qeverisë britanike theksohet se 300 të huaj që do të vijnë në vend mund të punojnë si shoferë të cisternave të karburantit deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm me një vizë pune të përkohshme.
Vizat për 4.700 shoferë të huaj që tashmë kanë viza dhe drejtojnë automjete të transportit të ushqimit thuhet se janë zgjatur deri në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm.
Theksohet se vizat për 5.500 të huajt që punojnë në industrinë e shpendëve do të miratohen nga 24 dhjetori deri më 31 dhjetor të vitit 2021, në mënyrë që të shmangin problemet e furnizimit për shkak të kërkesës në rritje gjatë festave të Krishtlindjeve.
Sipas të dhënave të Entit për Statistika Kombëtare (ONS), në fillim të vitit 2020, 37.000 shtetas të vendeve të Bashkimit Evropian punonin si drejtues kamionësh në Britaninë e Madhe, dhe tani numri i tyre është zvogëluar në 24.350.
Ekspertët vlerësojnë se numri i drejtuesve të automjeteve të transportit në Britaninë e Madhe është rreth 100.000 më pak se sa i nevojitet vendit aktualisht.