Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, ka dhënë një deklaratë emocionuese pas shpalljes së një korridori humanitar në qytetin e tij.
Ai tha se e vetmja mundësi për banorët është që të evakuohen.
“Në kushtet e granatimeve të vazhdueshme dhe të pamëshirshme nga pushtuesit, nuk ka zgjidhje tjetër veçse t’u jepet banorëve…mundësia që të largohen të sigurt nga Mariupoli”.