Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përshëndet miratimin e raportit të raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyani, për pranimin e mundshëm të Kosovës në këtë institucion evropian, përcjell Kosova Post.
‘Urime për vendimin e Komisionit për Çështje Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që mbështeti rekomandimin në Mendimin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës”, theksoi Osmani
Për më tepër ai shpreh mbështetje për përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të së drejtës.
Krjet në fund ai uron që sesioni i prillit i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të jetë hapi i fundit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në atë institucion evropian.
Postimi i plotë i kryediplomatit Osmani:
Urime për vendimin e Komisionit për Çështje Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që mbështeti rekomandimin në Mendimin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.
31 vota PRO dhe 4 KUNDËR
Një hap i rëndësishëm i Komisionit Politik të Asamblesë së Këshillit të Europës.
Mbështetje për përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të së drejtës.
Presim që sesioni i prillit i Asamblesë Parlamentare të jetë hapi i fundit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.