Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, kundërshtoi sot deklarata të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për situatën në Ukrainën lindore , ndërsa tha ai se ‘nuk janë në përputhje me statusin dhe kompetencat e tij’, transmeton Kosova Post.
Kështu u deklarua Lavrov, në fillim të takimit me të dërguarin special të OKB-së për Sirinë, Geir Pederson, raporton TASS.
“Për keqardhjen tonë të madhe, doli se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, të cilin e përfaqësoni ju, është nën presionin e Perëndimit, i cili së fundmi bëri disa deklarata e të cilat që nuk janë në përputhje me statusin e tij dhe kompetencat e tij sipas Kartës së OKB-së”, tha Lavrov./Kosova Post/