Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministret Gërvalla dhe Haxhiu, vizituan sot qytetin e Pejës, siç e quajti ai qytetin e sportit dhe të kulturës.
Kurti ka thënë se atje ishim për të prezantuar progresin në ekonomi, infrastrukturë, mbrojtje, bujqësi, ndërmarrësi e industri, drejtësi, diplomaci dhe shëndetësi që nisi me zotimet tona e besimin e qytetarëve dhe u jetësua me qeverisjen e mirë katë vjeçare.
Nga veriu dje e në perëndim sot. Në Pejë, Republika e Kosovës. Në qytetin e sportit, të pasur me kulturë e histori, qytetin e aventurave natyrore e malore e kryeqendrën e Dukagjinit. Atje ishim për të prezantuar progresin në ekonomi, infrastrukturë, mbrojtje, bujqësi, ndërmarrësi e industri, drejtësi, diplomaci dhe shëndetësi që nisi me zotimet tona e besimin e qytetarëve dhe u jetësua me qeverisjen e mirë katërvjeçare.
Sonte ishim në Kinoteatrin “Jusuf Gërvalla”, që do të rinovohet tërësisht deri në fund të vitit, kurse në Pejë takohemi përsëri, më 13 janar në Sallën e Sporteve “Karagaç”. Ju falemnderit e mirupafshim sot një javë.